Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Përçarjet dhe ndikimi rus mbeten shqetësuese

Stoltenberg: Përçarjet dhe ndikimi rus mbeten shqetësuese

Aleatët mbështesin fuqimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, kështu që ne jemi të shqetësuar nga retorika separatiste dhe përçarëse si dhe nga ndërhyrjet e jashtme keqdashëse, përfshirë Rusinë, të cilat të gjitha paraqesin një kërcënim për stabilitetin dhe pengojnë reformat, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Deklarata e Stoltenberg erdhi gjatë një takimi me presidentin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, ndalesa e parë e turneut të tij në Ballkan. “Të gjithë liderët politikë duhet të punojnë për të ruajtur unitetin, për të ndërtuar institucionet dhe për të arritur pajtimin, i cili është vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë e vendit”, shtoi ai. “NATO ka vite që është e përkushtuar, siguria juaj ka rëndësi për rajonin dhe Evropën”, theksoi Stoltenberg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments