Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Nuk ka plane për të ftuar zyrtarisht Ukrainën në NATO

Stoltenberg: Nuk ka plane për të ftuar zyrtarisht Ukrainën në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka plane për t’i bërë një ftesë zyrtare Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës ushtarake kur aleatët të takohen në samitin e tyre të ardhshëm në korrik. “Ne nuk po diskutojmë çështjen e një ftese zyrtare. Ajo që ne po diskutojmë është se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n dhe ka konsultime të vazhdueshme dhe unë nuk jam në gjendje të parandaloj rezultatin e këtyre konsultimeve”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin. “Samiti i Vilniusit në korrik do të përcaktojë një vizion për të ardhmen e Ukrainës si një anëtare e pavarur demokratike e familjes euroatlantike”, shtoi ai. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë presion për një vendim “të qartë” për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO në samitin e muajit të ardhshëm, përndryshe, ai nuk sheh asnjë kuptim për të marrë pjesë në të. Stoltenberg theksoi se aleatët do të “përsërisin mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën” në luftën e saj me Rusinë. Ndërkohë, kancelari gjerman e bëri të qartë sërish se “NATO nuk do të bëhet palë” në luftën e Ukrainës, e cila shpërtheu vitin e kaluar në shkurt. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ