Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Keivi nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në...

Stoltenberg: Keivi nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në terren

Keivi nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në terren, por ka bërë thirrje për më shumë mbështetje nga aleatët, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas bisedës një orëshe me kryeministren Giorgia Meloni në Palazzo Chigi. Reagimi i Stoltenberg i referohet deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë, duke zemëruar Moskën (dhe jo vetëm). Gjatë takimit me Meloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s e konsideroi Italinë një “aleat kyç”, që ka kontribuar në mbështetjen ndaj Kievit. “Italia mbetet një aleate besnike dhe e rëndësishme e NATO-s, e cila ka kontribuar në shumë misione të Aleancës, duke përfshirë policimin ajror dhe patrullimin detar”, tha Stoltenberg. Të dy liderët, gjithashtu diskutuan një gamë të gjerë temash të rëndësishme për sigurinë në rajon. “Italia luan një rol shumë të rëndësishëm në presidencën e G7, në një periudhë kritike për sigurinë tonë, dhe gjatë samitit të NATO-s në korrik në Uashington ku do të ndërmerren vendime të rëndësishme për Ukrainën”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ