Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIStoku i depozitave në euro arriti në 7.5 miliardë euro

Stoku i depozitave në euro arriti në 7.5 miliardë euro

Kursimet në valutë në sistemin bankar, shënuan rritje në muajin prill 2024, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Duke iu referuar statistikave të bilancit të pagesave, publikuar sot nga BSH-ja, në prill, stoku i depozitave në euro arriti në 7.5 miliardë euro, me një rritje prej 1.5 %, ose 110 milionë euro më shumë. Sipas BSH-së, rritja e depozitave bankare në muajin prill erdhi si nga bizneset, ashtu dhe nga individët. Me bazë vjetore, depozitat në valutë janë rritur me 15.3% (prill 2024/prill 2023), ose 993 milionë euro më shumë. Referuar statistikave për depozitat në monedhën vendase, stoku i kursimeve shënoi 581 miliardë lekë në fund të prillit, me një tkurrje prej 1.2 % (7.8 miliardë lekë më pak) në krahasim me muajin e mëparshëm. Me bazë vjetore (prill 2024/prill 2023), kursimet në lekë janë rritur me 2.8 %, ose 34 miliardë lekë më shumë. Sipas BSH-së, 45 % e kursimeve janë në monedhën vendase dhe 55 % në valutë, kryesisht në euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ