Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREStenda shqiptare në panairin e librit në Torino

Stenda shqiptare në panairin e librit në Torino

Në ditën e parë të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, stenda shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve. Stenda e Shqipërisë paraqitet si një shkëmb që i hapet botës përmes letërsisë, frymëzuar nga “Kronikë në gur” i Kadaresë. Kjo vepër sa arkitekturore aq edhe artistike vjen nga arkitektja Matilda Pando dhe skulptori Ergys Krisiko. “Një punë e palodhur në një kohë fare të shkurtër nga vajza e djem në Ministrinë e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me mbështetjen e partnerëve tanë: Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare e Torinos e të tjerë”, shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale ku ka ndarë foto nga aktiviteti i një dite më parë. Ministrja ka ndarë foto edhe nga takimi me homologun e saj, Gennaro Sangiuliano me të cilin ka diskutuar për çuarjen përpara të raportit mes dy vendeve, programin kulturor që u firmos një vit më parë dhe projekte të reja, lidhur me trashëgiminë kulturore. “Rrethuar nga libra, autorë, lexues, botues nuk mund të ideosh veçse projekte që i përkasin kulturës”, shkruan Margariti. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ