Starmer i ftuar nga mbreti Charles Starmer ka premtuar një fazë të ‘Ripërtëritjes Kombëtare’ nën kryesinë e tij. Udhëheqësi 61-vjeçar laburist mbërriti sot në Pallatin Mbretëror me bashkëshorten e tij Victoria Starmer pasi udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme historike në Britaninë e Madhe – duke siguruar mbi 200 vende – pasi kryeministri në largim Rishi Sunak pranoi dështimin e Partisë se tij Konservatore – humbja më e keqe zgjedhore në histori. Më herët, Rishi Sunak, 44 vjeç, dha dorëheqjen si kryeministër pas takimit me monarkun. Starmer ka premtuar një fazë të “Ripërtëritjes Kombëtare” nën kryesinë e tij. Ndërsa laburistët kaluan kufirin e 650 zonave zgjedhore dhe u shpallën fitues në orët e para të mëngjesit të sotëm, Starmer mbajti një fjalim të fitores në Londër. “Ndryshimi fillon tani. Dhe ndjehet mirë, duhet të jem i sinqertë. Një mandat si ky vjen me një përgjegjësi të madhe. Detyra jonë nuk është asgjë më pak se ripërtëritja e ideve që e mbajnë të bashkuar këtë vend”, tha Starmer. “Ripërtëritje Kombëtare. Kushdo që të jeni, kudo që të filloni në jetë, nëse punoni shumë, nëse luani sipas rregullave, ky vend duhet t’ju japë një shans të drejtë për të vazhduar përpara”, shtoi ai.