Saturday, July 20, 2024
HomeSOCIALEARSIMQendra Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në UBT 

Qendra Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në UBT 


Në këtë qendër u përmbyll sot takimi 5 ditor me temë “Hyrje në Sistemin e Informacionit Gjeografik”, me pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe aktorë të linjës.

Sipas UBT-së, takimi bëri bashkë studentë dhe profesorë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, QTTB, etj, të cilët diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre, lidhur me njohuritë dhe aftësitë praktike të përdorimit të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe analizën e të dhënave hapësinore.

Hyrje në GIS: Kuptimi i koncepteve bazë, funksioneve dhe aplikimeve të GIS; Llojet e të dhënave hapësinore: Teknikat e analizës së të dhënave: Mjetet për vizualizimin, ndërtimin e hartave dhe analizën e të dhënave hapësinore si dhe studimi i rasteve të ndryshme me ushtrime praktike në QGIS, ishin disa nga temat që u trajtuan në këtë takim rajonal.

Rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku shprehet se, “GIS, si sistem i informacionit gjeografik hapësinor, ka gjetur aplikim në fusha të ndryshme, përfshirë dhe biznesin e bujqësisë dhe turizmit”.

Sipas tij, ai është një mjet i vlefshëm për të analizuar dhe dhënë përgjigje pyetjeve specifike që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe planifikimin e turizmit p.sh, duke përfshirë vendndodhjen, gjendjen e zonës, tendencat dhe ndryshimet, modelet e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve turistike, e vlefshëm për të analizuar dhe dhënë përgjigje pyetjeve specifike që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe planifikimin e turizmit duke përfshirë vendndodhjen, gjendjen e zonës, tendencat dhe ndryshimet, modelet e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve turistike.

“Në këtë linjë të dhënash aplikimi i GIS edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë merr një rëndësi të madhe, aq më tepër në kushtet kur Qendra Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor, është ngritur në UBT”, tha Sallaku.

Ngritja e një Qendre Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është realizuar në bashkëpunim me Institutin Leibniz për Zhvillimin Bujqësor në Ekonomitë në Tranzicion në Halle (IAMO), Gjermani dhe i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments