Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALEEKONOMISot mblidhen dy komisionet hetimore për energji

Sot mblidhen dy komisionet hetimore për energji

Sot do të mbajnë mbledhje dy komisionet hetimore të energjisë të themeluara nga Kuvendi i Kosovës. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës më fillim në ora 10:00, do të fillojë më intervistimin e Ermal Koci, Kryeshef Financiar në KESCO dhe më pas intervistimin e Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS-it, raporton RTKlive. Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar. Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, më fillim në ora 11:00, do të fillojë intervistimin e dëshmitarëve që kane udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008. Do të intervistohen Ymer Dragusha, Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj. Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=620719

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ