Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESot është dita e Shën Nikollës

Sot është dita e Shën Nikollës

shenjtori që bën bashkë të krishterët orthodoksë dhe ata katolikë, pasi njihet e nderohet prej të dyja besimeve. Shën Nikolla është një nga shenjtorët më të njohur në mbarë botën, për shkak se figura e tij është komercializuar duke e paraqitur edhe si personazhin e përrallave që shpërndan dhurata për fëmijët, në prag të Krishtlindjes. Për shumë vende, 6 dhjetori është dita kur zbukurohet pema e Krishtlindjes. Shën Nikolla njihet ndryshe si Nikolla i Mirës (qytet i Turqisë së sotme), Shën Kolli (në Shqipëri), dhe me emrat si Nikolaus, Klaus etj. Ai është shenjtori mbrojtës i qytetit të Barit, në Itali, ku ende ruhen eshtrat dhe sende personale, të grabitura nga Turqia që në shekullin e 11-të. Duke qenë se ka shumë legjenda dhe mrekulli që i atribuohen atij, shën Kolli njihet ndryshe edhe si shenjtori mrekullibërës. Përkujtohet nga Kisha Ortodokse si dhe Romano-Katolike më 6 dhjetor, në ditën e tij të vdekjes. Në Shqipëri kishat që mbajnë emrin e këtij shenjtori janë të përhapura kudo ka besimtarë të krishterë, ortodoksë e katolikë. DRTK Shkodër, me rastin e ditës së Shën Kollit, përcolli sot imazhe të një prej objekteve të kultit dhe të trashëgimisë kulturore, Katedralen e Shën Nikollit, në Lezhë. Ky objekt kishtar i përket shek.XIV me përmasat 17×8 m. Në anën e djathtë, pranë absidës ende sot ruhen gjurmët e afreskut ku paraqitet imazhi i Shën Nikollës. Në historinë e mesjetës së vonë, ky objekt religjoz lidhet dhe me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe, trupi i të cilit u varros aty me 17 janar 1468. Ndërkohë edhe drejtori i DRTK Korçë, Gjergji Koki, ka uruar besimtarët ortodoksë duke postuar një fragment afresku nga Kisha e Shën Nikollës në Voskopojë, e restauruar nga specialistët e DRTK Korçë.https://ata.gov.al/2022/12/06/dita-e-shen-nikolles-ose-e-babagjyshit-te-krishtlindjes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments