Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani do të luajë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, por jo vetëm. Portokollezinjtë e Suharekës do të jenë mikpritës të skuadrës shqiptare, Shkupi, kampione e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’-it për Ligën e Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës shënoi fitore një javë më parë në Shkup (2:1) dhe tani synon ta menaxhojë epërsinë e krijuar dhe ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve, që do të ishte sukses historik jo vetëm për këtë klub, por edhe në përgjithësi për futbollin kosovar. Në anën tjetër, historinë e synon edhe Shkupi, pasi në rast se arrin ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, atëherë po ashtu për herë të parë do të gjendej në fazën e grupeve të një lige evropiane. Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00, derisa raportohet se tashmë janë shitur të gjitha biletat, prandaj edhe atmosfera pritet të jetë impozante nga tifozeritë e të dyja skuadrave.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615142
Sot Ballkani-Shkupi, 90 minuta larg historisë
RELATED ARTICLES