Ditët e nxehta dhe netët e gjata të verës nuk mund të kalojnë pa muzikë, argëtim dhe shoqëri të mirë. “Skena e Pavarur” e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), sjell në çdo cep të Shqipërisë aktivitete dhe ngjarje për të gjitha grupmoshat përgjatë të gjithë muajit korrik. Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja publikoi edhe kalendarin e aktiviteteve, ndër të cilat veçojmë “Festivalin e 19-të ndërkombëtar të muzikës së dhomës, Durrës 2024” që do të mbahet deri më 25 korrik në katedralen “Shën Lucia”; United dance-Tirana që do të mbahet me 27 korrik në Amfiteatrin e Liqenit, Tiranë; Takimet muzikore të dy botëve, që do të mbahet sot në Apolloni, Fier; Lyhnida Fusion Fest që do të mbahet për dy ditë 26-27 korrik në Pogradec, Tirana Foto Festival, një tjetër aktivitet që do të mbahet në Parkun “Rinia”, në Tiranë nga data 11 deri më 25 korrik,etj.
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE “Skena e pavarur”, aktivitete kulturore për të gjitha moshat në çdo cep...