Shkodra mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend. Turistë vendas, por edhe të huaj, të çdo grupmoshe zgjedhin Shkodrën si një atraksion të veçantë, duke e kthyer në një pikë referimi gjatë gjithë vitit.Gjatë muajit janar, mbi 20 mijë vizitorë kanë frekuentuar sitet kulturore në Shqipëri, gjë që tregon një interes të qëndrueshëm për historinë dhe trashëgiminë kulturore edhe jashtë sezonit turistik. Muzetë kombëtarë kanë regjistruar 11 315 vizitorë në muajt e parë të vitit, ndërsa parqet arkeologjike dhe kalatë kulturore kanë tërhequr mijëra të tjerë.





