Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Simfonitë e shpirtit”, homazh veprës së Feim Ibrahimit

“Simfonitë e shpirtit”, homazh veprës së Feim Ibrahimit

Një jetë të tërë kushtuar muzikës, duke krijuar vepra monumentale për kulturën tonë, e kanë bërë Feim Ibrahimin një nga kompozitorët më të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Muzika e tij e mrekullueshme do të sillet nga Teatri Kombëtar i Operës e Baletit, ditën e shtunë, në mbrëmje. “Në Arkivin tonë, kemi të ruajtura programet e të gjitha koncerteve të tij, libretet, partiturat e shkruara me dorë, foto dhe shkrime të gazetave ndër vite”, shkruan TKOB në një postim në rrjetet sociale, dedikuar koncertit të ardhshëm. Pjesë e koncertit “Simfonitë e shpirtit” do të jetë kompozimi i Feim Ibrahimit, “Simfonia tragjike”. Kjo vepër ndërthur muzikën klasike, dhe elementë të traditës shqiptare të vajeve, për të përcjellë një emocion të veçantë. “Simfonitë e Shpirtit”, përveç se nga Feim Ibrahimi ka pjesë të kompozuara edhe nga Aleksandër Peçi, pas viteve ’90. Në koncert do të interpretojë sopranoja Marina Kurti dhe violonçelisti Klaudio Zoto, ndërsa Orkestra Simfonike e TKOB-së, do të dirigjohet nga maestro, fitues i konkursit ndërkombëtar italian të dirigjimit, Nicolò Jacopo Suppa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ