Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTShuhet Pele, mbreti i futbollit

Shuhet Pele, mbreti i futbollit

Pele, Perola Negra, ose Perla e Zezë, i cili për dekada është cilësuar si mbreti i futbollit, vdiq sot në moshën 82-vjeçare, sipas “The Washington Post”. Agjenti i tij, Joe Fraga konfirmoi sot vdekjen e tij. Pele u shtrua në spitalin e San Paulos, në Brazil, muajin e kaluar, ku iu nënshtrua trajtimeve për kancerin e zorrës së trashë. Fama e Pele-s në futboll, zgjati tre dekada, në të cilat ai ndihmoi Brazilin të fitonte titujt e Kupës së Botës në 1958, 1962 dhe 1970. I shpejtë, i shkathët, i aftë me të dyja këmbët dhe me goditjet me kokë, Pele kishte aftësi improvizuese të një mjeshtri në fushën e futbollit. Gjatë karrierës së tij profesionale 22-vjeçare, Pele u shfaq në më shumë se 1300 ndeshje dhe shënoi pothuajse po aq gola. Ai ishte 20 vjeç kur presidenti i Brazilit e shpalli atë një thesar zyrtar kombëtar. Pele ishte një aset tepër thelbësor për interesin kombëtar. Megjithatë, i lindur dhe i rritur në varfëri, kampioni i futbollit, i njohur zyrtarisht si Edson Arantes do Nascimento, ishte ndër futbollistët e parë në botë që njohu fuqinë dhe pasurinë e markës personale. Më vonë gjatë karrierës së tij, pasi u tërhoq nga klubi brazilian Santos, që ishte skuadra dominuese e vendit në vitet 1960, Pele arriti të nënshkruante një kontratë me New York Cosmos të Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut në 1975, kur ai ishte mes të 30-tave. Marrëveshja thuhet se u ndërmjetësua nga sekretari i Shtetit Henry Kissinger, një nga admiruesit e flaktë të Pele. Një vit më parë, organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit, FIFA, emëroi Pele dhe Diego Maradona të Argjentinës, si bashkëlojtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. ata

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments