Ministria e Financave dhe Ekonomisë është drejt përfundimit të udhëzimit për llogaritjen dhe shpërndarjen e shtesave të pagave të reja që u miratuan nga qeveria si pjesë e paketës të reformës së pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se vonesa në shpërndarjen e shtesës për muajin prill dhe maj erdhi për shkak të udhëzimit që duhej hartuar për mbi 200 institucione qendrore dhe vendore. Ibrahimaj hodhi poshtë çdo zë se nuk janë përllogaritur si duhet shifrat dhe se skema po rishikohet. Ajo theksoi se vonesa erdhi për shkak të kohës së kufizuar, pasi ligji hyri në fuqi vetëm 2 javë më parë dhe se zbardhja e VKM-ve në zbatim të tij kërkonte kohën e vet. “Nuk ka asnjë ndryshim në koeficientët e përcaktuar për rritjen e pagës dhe për futjen në fuqi, ana buxhetore është e njëjtë, ku pagat do të rriten në dy shkallët e para do të ndodhë gjatë këtij muaji, dhe pjesa tjetër vitin tjetër. Për të mos krijuar vonesa në shpërndarjen e pagave për qytetarët, ne morëm vendim për të vijuar me pagat para muajit prill. Brenda këtij muaji te çdo qytetar do të shkojë edhe shtesa për muajt prill dhe maj. Udhëzimi do të përcaktojë edhe mënyrën e llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat për të mos penalizuar asnjë”, deklaroi ministrja. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on