Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është kthyer tashmë në një destinacion të turizmit rajonal dhe më gjerë. Eventi final i High Scardus Trail me partnerë lokal, operatorë dhe ekspertë të turizmit shënoi përfundimin e punës zhvillimore të produktit, si edhe përmbylljen me sukses të sezonit te parë të shtegut. Ky shteg përbëhet nga 6 parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh. High Scardus Trail shtrihet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përveç panoramës fantastike, e tillë është edhe mikpritja e banorëve vendas për miqtë dhe këdo që përshkon këtë shteg. Eksplorartorët e High Scardus Trail, prezantohen me turizmin e natyrës dhe aventurës duke i promovuar në botë, bukuritë e kësaj zone të Ballkanit në mënyrën më të mirë të mundshme për të ndarë mikpritjen, bujarinë dhe panoramën plot ngjyra. Ka mbetur ende shumë punë përpara, grupi që po punon për më shumë promovim tëkëtij shtegu, shprehet se është në një pjesë të mirë të këtij rrugëtimi, për të nxitur të apasionuarit të fillojnë të planifikojnë aventurën tuaj të ngjitjes malore për vitin 2024, ku i pret një përvojë e re.
Shtegu që lidh malet mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë
RELATED ARTICLES