Parku Kombëtar i Llogorasë do të ketë së shpejti destinacionin më të ri, “Shtegun e Biçikletave”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura informoi sot se ky shteg përshkon pjesën perëndimore të parkut me një gjatësi 2,5 km. Të pasionuarit e natyrës me kalimin në këtë shteg mund të njihen me bukuritë e fshehta të parkut nën hijet e pishave të zeza dhe bredhit maqedonas. AKZM bëri të ditur gjithashtu se Parku Kombëtar i Llogorasë ka 23 km shtigje, të cilat janë pastruar dhe pajisur me sinjalistika informuese, orientuese dhe edukuese. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau pamje nga këto shtigje, duke ftuar të pasionuarit pas ngjitjeve në mal për të t’i eksploruar gjatë muajit shtator. “Një nga shtigjet kryesore është ‘Qafa e Çezarit – Burimi i Ponaçes’. Shtegu është një nga të paktat vende në të cilën mund të shohësh aq pastër një peizazh te gjithë luginës së Dukatit, gjirit të Vlorës, gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit”, theksoi AKZM. AKZM informoi se Shtigjet në Llogora ofrojnë një rrugëtim fantastik përmes peizazheve natyrore dhe biodiveristetit unik. Parku Kombëtar i LLogorasë, një prej më të vizituarve të zonave të mbrojtura gjatë gjithë vitit, do të ketë shënjimet e nevojshme për të gjithë të pasionuarit pas natyrës dhe ecjes. Parku Kombëtar i Llogorasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit.Llogoraja vizitohet në të katër stinët e vitit sepse është një rrugëkalim që lidh Vlorën me jugun deri në Sarandë.http://ata.gov.al/2022/09/10/shtegu-i-bicikletave-destinacioni-me-i-ri-ne-parkun-kombetar-te-llogorase/
“Shtegu i Biçikletave”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on