Imazhe mbresëlënëse vijnë nga shtegu Alarup-Pllaja e Pusit, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Ujor/Tokësor në Korçë. Shtegu Alarup-Maja e pllajës së pusit, është një shteg piktoresk, së fundmi i frekuentuar shpesh nga të apasionuarit e alpinizmit. Në pikën më të lartë të tij, 2288 metër mbi nivelin e detit, ke mundësinë të shijosh pamjen mahnitëse të tre liqeneve: liqeni i Ohrit dhe dy liqenet e Prespës. Guida të ndryshme organizojnë ngjitje në këtë zonë të Pogradecit, sidomos kur koha e moti e lejojnë një gjë të tillë, pasi ngjitja që nis nga fshati Alarup, konsiderohet e nivelit me vështirësi mesatare. Gjithsesi vizitorët e kësaj maje janë të shumtë e nuk janë ndalur as në kohë dimri, ku vendi mbulohet nga dëbora. Pllaja e Pusit ka një pamje shumë të bukur mbi komplet zonën. Kjo ngjitje ka një disnivel rreth 1250m, 6 km ngjitje dhe 12 km ne total ngjitje-zbritje. Sipas guidave, për ta realizuar duhen rreth 7 orë, duke llogaritur dhe pushimet gjatë rrugës dhe atë në majë. atsh
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on