Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTShqipëria U20, dy ndeshje

Shqipëria U20, dy ndeshje

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç është në prag të dy ndeshjeve miqësore. Dhe për këtë qëllim, duke nisur nga kjo e dielë, kjo kombëtare do të nisë grumbullimin, ndërsa do të përgatitet për përballjet me Kroacinë U-20 dhe Maqedoninë e Veriut U-20. Gjatë së shtunës, trajneri i Shqipërisë U-20, Alban Bushi, ka shpallur dhe listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida me pjesën më të madhe të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar. Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në Kombëtaren U-21 dhe U-19 ku spikasin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Medon Berisha, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj. Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Ky ndryshim programi erdhi pas ftesës së Federatës Kroate të Futbollit për të organizuar këto miqësore dhe pasi u ra dakord mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30. Dy ditë më pas, më datë 25 shtator në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20. Me këtë ndeshje do të mbyllet edhe grumbullimi 8-ditor i ekipit kuqezi të moshës deri në 20 vjeç me trajnerin Bushi dhe stafin e tij teknik, që do të kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grupmoshe, si dhe të vëzhgojnë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë. Përballjet me ekipet si Kroacia dhe Maqedonia e Veriut janë teste mjaft të vlefshme që do ta ndihmojnë shumë ekipin kuqezi të konsolidohet.https://sport.rtsh.al/artikull/shqiperia-u20-dy-ndeshje-miqesore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments