Shqipëria U-19 nis të dielën e 6 gushtit përgatitjet për miqësoren e luksit me kampionët e Europës për grupmoshën U-19, Italinë. Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku ka zbardhur këtë të premte edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë miqësore të rëndësishme. Ndeshja mes dy përfaqësueseve të kësaj grupmoshe do të zhvillohet në Koverçano më datë 9 gusht dhe është planifikuar të nisë në ora 17:30. Trajneri Bulku ka ftuar për këtë test 20 lojtarë të vitlindjes 2005-2006, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së nën 19-vjeçarëve gjatë këtij viti e që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta. Ky është viti i tretë radhazi që ekipi i Shqipërisë U-19 zhvillon ndeshje miqësore ndaj Italisë në muajin gusht, duke e kthyer këtë test tashmë në një traditë. Kuqezinjtë do të udhëtojnë të dielën drejt Italisë, duke i nisur menjëherë përgatitjet në shtetin fqinj. Nën drejtimin e teknikut Bulku skuadra kuqezi do të stërvitet për tre ditë me radhë në qendrën e Koverçanos, teksa më 9 gusht do të luajë edhe miqësoren ndaj ‘axurrëve’. Për trajnerin Ervin Bulku dhe stafin teknik të kuqezinjve, takimi ndaj Italisë konsiderohet si mjaft i vyer për të parë gjendjen e skuadrës dhe elementët e perspektivës edhe në kuadër të provës së radhës së Shqipërisë U-19 në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023/2024 me kuqezinjtë ë Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë. Më poshtë, edhe lista e 20 futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për miqësoren me Italinë U-19:
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on