Ekipi i Shqipërisë, i cili merr pjesë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2022” ka parakaluar në ceremoninë e hapjes.
Lojërat që po mbahen në Konya të Turqisë, janë “Lojërat e 5-ta të Solidaritetit Islamik”.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është një nga 57 komitetet që merr pjesë në këtë event me 13 sportistë, të cilët garojnë në tetë disiplina të ndryshme.