Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTShqipëria nuk ndryshon

Shqipëria nuk ndryshon

Shqipëria nuk ndryshon, skuadra e trajenrit Edoardo Reja do të ruajë bërthamën e ndeshjeve të fundit pasi tekniku italian nuk dëshiron të eksperimentojë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ku fillimisht do të udhëtojë në Izrael dhe më pas do të presë Islandën në “Arenën Kombëtare”.

Lista nuk është zbardhur ende dhe të shtunën, trajneri Edoardo Reja do të prezantojë zyrtarisht emrat tek të cilët do të besojë dhe lajmi është se pavarësisht mungesave, nuk do të ketë emra debutues por mund të rikthehen në skuadër njohje të vjetra. Në portë, Etrit Berisha do të mungojë por mungesa të sigurta janë Gjimshiti, Kumbulla e Dermaku dhe ky është reparti ku Reja do të ketë dhimbjet më të mëdha të kokës.

Mihaj mund të nisë titullar ashtu si edhe Ismajli që është sigurua e vetme. Në mesfushë, Keidi Bare është gjithashtu mungesë e rëndësishme ndërsa në sulm Roshi dhe Manaj janë gjithashtu mungesa të sigurta. Pas prezantimit të listës këtë fundjavë, Reja dhe skuadra do të grumbullohen në Durrës e më pas do të udhëtojnë drejt Izraelit ku në datën 24 sfidojnë vendasit.

Përsa i përket ndeshjes së muajit tetor me Arabinë Sudite, kjo nuk është një datë e lirë nga FIFA dhe parashikohet që për sfidën e Abui Dhabit, Reja të grumbullojë lojtarë nga kampionati shqiptar. Nuk ka ende një datë as për miqësoren e shumëpërfolur me Kosovën por palët janë në bisedime momentalisht dhe vendi mbetet i pacaktuar mes Zvicrës dhe Gjermanisë.https://sport.rtsh.al/artikull/shqiperia-nuk-ndryshon

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ