Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShqipëria në Sallonin e Librit në Torino

Shqipëria në Sallonin e Librit në Torino

Shqipëria do të jetë vendi mik i Sallonit të Librit në Torino, që do të mbahet nga 18-22 maj 2023. Përmes një konference për shtyp u prezantua vendi i ftuar në këtë edicion si dhe tema, që do të jetë “Përtej pasqyrës”. “E pritëm me kënaqësi ftesën dhe besojmë se do të prezantohemi me dinjitet me disa nga përfaqësuesit e letërsisë dhe editorisë sonë, përmes veprës së të cilëve rizbulojmë dhe ridimensionojmë veten, por dhe prezantohemi në syrin e lexuesit të huaj. Ne mezi presim të takohemi në Torino, në emër të letërsisë por edhe në emër të bukurisë”, tha ministrja Margariti në videomesazhin për të pranishmit. Gjatë prezantimit që iu bë Shqipërisë, u tha se një rol të madh në këtë bashkëpunim luan komuniteti i shqiptarëve që janë integruar prej vitesh në Itali, por që ruajnë identitetin e rrënjëve të tyre. “Vetëm në rajonin e Piemontes, ku zhvillohet panairi, jetojnë më shumë se 38 mijë shqiptarë dhe falë këtij komuniteti kemi mësuar të njihemi e të shihemi si në pasqyrë”, u shprehën organizatorët e Sallonit të Librit, të cilët gjithashtu kanë ftuar edhe Sardenjën, në cilësinë e rajonit mik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ