Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe strukturën e mjaltit në mënyra të ndryshme. Sipas një raporti të publikuar së fundi nga FAO, Shqipëria është në listën e 115 prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e klasifikon majtin si një nga produktet e ekselencës të bujqësisë shqiptare. Me nismën e ministres Frida Krifca dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve, u hartua ligji i ri për bletarinë, i cili u miratua thuajse në unanimitet të plotë nga deputetët e pozitës dhe opozitës, që e cilësuan këtë ligj, një mekanizëm ligjor që shkon përtej mbarështimit të bletarisë. Ky projektligj formalizon dhe rregullon të gjithë prodhimin, transportin, paketimin dhe përpunimin e produkteve të bletarisë, duke i dhënë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit dhe synuar më tej rritjen e prodhimit në vend dhe të eksporteve. Në mbështetje të këtij sektori, MBZHR ka punuar fort edhe për logon e produktit të certifikuara si Specialitet Tradicional i Garantuar. Mjalti i Bedunicës, Përmet është certifikuar për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar, duke e bërë këtë logo mjaft të kërkuar nga konsumatori vendas dhe tregjet e huaja. Procesi i prodhimit të mjaltit është interesant dhe i ndërlikuar, duke ndryshuar nga vendi në vend. Kjo e bën çdo lloj mjalti unik dhe të veçantë. Në industrinë e mjaltit, mjalti dhe produkte të tjera të bletëve, si dylli i bletës, propolisi dhe pelte mbretërore, prodhohen dhe shiten. Biznesi është rritur vitet e fundit sepse njerëzit duan më shumë ëmbëltues natyralë dhe mjalti është i mirë për shëndetin tuaj. Në Shqipëri bletaria është një sektor që ka shënuar rritje të qëndrueshme dhe vitin e kaluar prodhimi i mjaltit arriti në 5 200 tonë. Teksa qeveria vijon të financojë drejtpërdrejtë bletarët, përmes Skemës Kombëtare, duke e çuar fondin total të mbështetjes ndaj 3 mijë bletarëve, në rreth 310 milionë lekë në vitin 2022. Ndërkohë që, këtë vit, masa e mbështetjes do të zgjerohet duke përfshirë në financim të gjithë bletarët aplikantë, në Skemën Kombëtare 2023. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on