Shqipëria Moti – E shtunë, 26 Shkurt

0
24

Paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët, ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara përgjatë zonës malore. POR në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, KU në mbrëmje dhe natën vonë do sjellin reshje Jugperëndimore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.