Saturday, July 27, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte, 23 Shkurt 2024

Shqipëria Moti-E Premte, 23 Shkurt 2024

Që në orët e para të mëngjesit; Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellim KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe Jugore duke krijuar, mundësi për reshje të pakta shiu. Pjesa e dytë të ditës do të shtojë, vranësirat në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu KU në ekstremin Verior priten edhe rrebeshe. Gjatë natës i gjithë vendi do te dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments