Thursday, December 5, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte, 23 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte, 23 Shkurt 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. POR gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të shtohen, KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit duke krijuar dhe mundësi për reshje të pakta. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet deri në mbrëmje me intervale të shkurtra me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të RRITEN  si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 13°C në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Republika e MV në pjesën e parë të ditës PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale me kthjellime dhe kalime vranësirash. POR mesdita dhe kryesishtë pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në zonat perëndimore të MV. Parashikohet që përgjatë kufirit me Shqipërin vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjenerura reshje në sasira të pakta. Zonat Qëndore dhe Lindore do të vijojnë të jenë me mot të qëndrueshëm. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë  gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 15°C vlera maksimale në rang territori.   Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Gadishulli Skandinav pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje dëbore. Gjithashtu nën dominimin e motit të paqëndrueshëm PARAQITET Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore kryesisht, KU reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu pjesa më e madhe e Italisë dhe pjesërisht Ballkani Veriperëndimor do të jenë me vranësira dhe reshje. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore do të mbizotërohen nga intervalet me kthjellime dhe kalimet e shpeshta të vranësirave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular