Sipas MeteoAlb: E gjithë; Vija Bregdetare do të MBETET nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta POR me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të PARAQITET moti në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta; Parashikohet që orët e pasdites; të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 23°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.




