Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenrojën reshje shiu në të gjithë vendin KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qëndeër të territorit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare POR edhe në sipërfaqen e tokës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR RENIE e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C. Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Shqipëria Moti-E Mërkurë, 8 Nëntor 2023
RELATED ARTICLES