Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë kushtet atmosferike SERISHT në vendin tonë duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të pakta gjatë orëve të paradites NDERSA Oorët e pasdites dhe në vijim; do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës të gjenerohen reshje shiu si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor; Priten gjithashtu dhe stuhi të frota ere.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C pritet vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës.
Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë 75 km/h nga drejtimi Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.



