Sipas MeteoAlb: Tërheqja e valës Afrikane ka sjellë freskim të menjëhershëm të kushteve atmosferike në territorin Shqiptar; Megjithatë; Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe Qëndrore do të pësojnë herë pas – here zhvillim duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu Orët e pasdites dhe në vijim; do të mbizotërohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit KU sërisht zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndra do të rrezikohen nga shira në forme shtrëngate; Po ashtu edhe gjatë natës shirat do të MBETEN prezent POR në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RENIE të tyre duke u luhatur; nga 20°C temperatura minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 39°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Vlorë.
Era do fryjë mesatare POR herë pas – here e fortë; me shpejtësi maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.


