Territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites; duke sjellë intervale të gjata më kthjellimë përjashtuar ekstremin Jugor-Juglindor KU priten vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që; orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.