Do të vijojë; Shqipëria nën ndikimin e masave ajore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të ftohtë; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithjatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ULEN sërisht në mëngjes POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.