Sipas MeteoAlb: Orët e paraditës do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme në të gjithë vendin KU në skajin verior dhe verilindor vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu POR pas – mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë vendin KU në gjysmën Lindore të Shqipërisë do të gjenerojnë shira të cilat; herë pas – here do të jenë në formë rrebeshi; Gjatë natës motit do të permirësohet ndjeshëm në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 2°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.



