Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTShqipëria fiton 7-0 me Lihtenshtajnin

Shqipëria fiton 7-0 me Lihtenshtajnin

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat kuqezi triumfuan me golat e Klaudia Borcit (2), Klesta Agos, Xhesika Ndojt, Era Methoxhës, Rosela Vasës e Rexhina Maxhalakut.

Trajneri i Shqipërisë U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë formacion: Amelia Mone (GK), Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Gelda Kadiolli, Vesa Paçarizi, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (C), Klesta Ago, Alesia Cinaj, Stacey Qosja, Klaudia Borci.

Pjesa e parë e takimit foli vetëm për vajzat kuqezi, të cilat dominuan dhe regjistruan mjaft raste të mira për të kaluar në avantazh. Fillimisht është Klesta Ago ajo e cila tenton të kalojë skuadrën në epërsi, duke provuar me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi përfundon mbi rrjetë. Klaudia Borci dërgon një top në portën kundërshtare në minutën e 18-të, por arbitri anulon golin për pozicion të parregullt. Në minutën e 32-të, Borci nuk gabon, por driblon shumë mirë dhe e çon topin në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

45 minutat e para mbyllen me rezultatin 1-0, teksa fraksioni i dytë nis me një ndryshim në formacionin kuqezi. Çinaj lë fushën dhe vendin e saj e zë Era Methoxha. Katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Klesta Ago dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një pasimi nga e djathta, duke e çuar topin në rrjetë. Në minutën e 51-të, Klaudia Borci shënon edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shqipërinë, pas asistit të dhënë nga Vesa Paçarizi. Sulmuesja përfiton nga rrëmuja në zonë dhe dërgon topin në rrjetë, duke trefishuar kështu rezultatin.

Nuk ndalojnë këtu vajzat kuqezi, që gjejnë rrjetën e katërt në minutën e 56-të me Xhesika Ndojn. Era Methoxha dërgon në zonë një top mjaft të mirë, me Ndojn që përfiton dhe i çon shifrat në 4-0. Kuqezezat krijojnë sërish raste me Paçarizin e Ndojn, por është portierja kundërshtare ajo e cila shpëton portën nga golat. Në minutën e 67-të, Era Methoxha gjen rrjetën e pestë për Shqipërinë, pasi përfiton nga gabimi i kundërshtareve. Rosela Vasa shënon golin e gjashtë për Shqipërinë, pas një super goditje nga jashtë zone, teksa Rexhina Maxhalaku realizon edhe golin e shtatë për ekipin kuqezi në minutën e 85-të.

Mbyllet me rezultatin 7-0 ndeshja e dytë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Lihtenshtejnit, e luajtur pasditen e sotme në ‘Elbasan Arena’. Në takimin tjetër të kësaj të shtune, Skocia mposhti Qipron me shifrat 2-0.

Të martën do të luhen edhe ndeshjet e fundit të grupit, me Shqipërinë që do të përballet me Skocinë, në sfidën që do të përcaktojë edhe vendin e parë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments