Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTShqipëria dorëzohet para Polonisë

Shqipëria dorëzohet para Polonisë

Shqipëria në futboll për femra ka pësuar humbjen e pestë në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”. Pikërisht në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, vajzat kuqezi janë mundur nga Polonia 1-2. Edhe pse kanë kaluar të parat në avantazh, kjo me anë të Krasniqit në të 11’, Shqipëria nuk ka mundur të ruajë me fanatizëm këtë gol. Polonia ishte më e qartë në veprimet e saj sulmues dhe për rrjedhojë në të 24’ ka barazuar me anë të Pajor. E njëjta lojtare pas gjashtë minutash do të kthente në gol penalltinë e dhënë për skuadrën e saj, teksa Curraj ka shkaktuar faull ndaj Dudek. Dhe me avantazhin e mikeshave 2-1 është mbyllur pjesa e parë. 45 minutëshi i dytë është nën kontrollin e Polonisë, që kërkon golin e tretë. Por rastin më të mirë e ka patur Shqipëria me Doçin në të 52’, kjo për të barazuar rezultatin, ndërsa Zimanska ka pritur. Zëvendësimet e kryera nga të dy skuadrat e ulin ritmin e lojës, kurse Rexhepi, në minutën e dytë shtesë, shmang golin me pritjen e saj. Polonia e mbyll me dhjetë futbolliste ndeshjen, ndërsa është ndëshkuar me karton të kuq Karzevska, kjo pas dy kartonëve të verdhë. Përfundimisht 2-1 për Poloninë, që ngjitet në kuotën e 17 pikëve, kurse Shqipëria mbeti në kuotën e 10 pikëve. Ndeshja e fundit kualifikuese për Shqipërinë për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” do të jetë më 6 shtator ndaj Norvegjisë në transfertë.https://sport.rtsh.al/artikull/shqiperia-dorezohet-para-polonise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments