Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë, Artur Kala dhe drejtori i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Fidan Dema.
Ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e menaxhimit të resurseve pyjore, forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e pyjeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Qëllimet kryesore të këtij memorandumi janë plotësimi i detyrimeve përkatëse për aderimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, si dhe zgjidhjeve për përballimin e sfidave në arritjen e përputhshmërisë me objektivat e qeverive respektive, si dhe masat për Ndryshimet Klimatike.
Gjithashtu ky memorandum përfshin shtrirjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e pyjeve, në zbatim bashkëpunimit midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.