Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAShqipëri-Kosovë, drejt funksionalizimit Dhoma e përbashkët Ekonomike

Shqipëri-Kosovë, drejt funksionalizimit Dhoma e përbashkët Ekonomike

Shqipëria dhe Kosova do të bëjnë funksionale Dhomën e përbashkët Ekonomike për të cilën u arrit marrëveshja që në 2018-ën. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u takuan gjatë kësaj jave në Tiranë. Kryetarja Muçostepa u shpreh se UCCIAL do të përkrahë këtë projekt dhe forcimin e bashkëpunimit në mënyrë që ekonomitë e të dy vendeve të jenë plotësuese, sidomos në këtë krizë globale ku gjendemi. Kryetari Rafuna u shpreh se në thelb të këtij projekti është bashkëpunimi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve. “Me realizimin e këtij projekti do të nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik në mes dy vendeve”, u shpreh Kryetari Rafuna. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, synimi i dhomës së përbashkët Shqipëri – Kosovë do të jetë përkrahja e bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve, nxitjen e investimeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e legjislacionit, në të mirë të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova.http://ata.gov.al/2022/10/29/shqiperi-kosove-drejt-funksionalizimit-dhoma-e-perbashket-ekonomike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ