Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTShqipëri-Islandë, nis shitja e biletave

Shqipëri-Islandë, nis shitja e biletave

Fundi i shtatorit do ta shohë Shqipërinë të rikthehet në fushën e blertë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të veprimtarisë së dytë kontinentale të përfaqësueseve, Ligës së Kombeve të Evropës, teksa kuqezinjtë do të luajnë ndeshjet e kthimit me Izraelin dhe Islandën. Më 24 shtator 2022, Shqipëria është mysafire në Tel Aviv, aty ku do të ndeshet me Izraelin vendas në Stadiumin “Blumfilld”. 3 ditë më pas, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja do të presin në Tiranë Islandën, në takimin e fundit të vlefshëm për grupin e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Dhe Federata Shqiptare e Futbolllit ka bërë publike të martën, e çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme, ku Kombëtarja kuqezi ka shanset për t’u kualifikuar për më tej në Ligën e Kombeve. Biletat variojnë nga 750 lekë në 15,000 lekë. Kështu, në tribunat pas porte bileta kushton 750 lekë të reja, ndërsa në tribunat këndore kushtojnë 1,200 lekë, në tribunat përballë do të kushtojnë përkatësisht 2,000 dhe 3,000 lekë. Në tribunën kryesore çmimet e biletave do të jenë 8,000, 10,000 lekë dhe në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15,000 lekë. Izraeli kryeson renditjen me 5 pikë, e ndjekur nga Islanda me 3, ndërsa Shqipëria ka dy pikë, por kuqezinjtë kanë luajtur vetëm dy ndeshje kundrejt 3 ndeshjeve që kanë luajtur dy rivalet e tjera të grupit. Pjesë e grupit të Shqipërisë ishte edhe Rusia, e cila është dënuar nga UEFA për shkak të konfliktit të armatosur me Ukrainën.https://sport.rtsh.al/artikull/shqiperi-islande-nis-shitja-e-biletave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments