Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEShpëtohet pushuesi në Dhërmi

Shpëtohet pushuesi në Dhërmi

Policia Kufitare e Dhërmiut i erdhi në ndihmë një shtetasi që kishte ngelur në det dhe e kishte të pamundur kthimin në breg, si pasojë e defektit në mjetin e tij lundrues skaf. Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij, që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments