Sipas vendimit të qeverisë, për vitin 2025 shpenzimet operative të ERRU do të jenë 71.4 milionë lekë.
Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.
Qeveria nisi në 2022-shin reformimin e këtij sektori, që konsiderohet ndër reformat më të vështira, duke qenë se furnizimi me ujë është e drejtë bazike dhe është e vështirë të ndërhyhet në rast se konsumatori nuk paguan faturën.
Qëllimi kryesor i reformës është përmirësimi i shërbimit, duke u ofruar qytetarëve ujë të pijshëm 24 orë në 24 dhe si rrjedhojë edhe shëndoshjen financiare të kompanive të reja që u krijuan.