Në projekt është parashikuar gjithashtu krijimi i hapësirave të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, me qëllim garantimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm për të gjithë nxënësit.
Shkolla “Pjetër Budi” pritet të shërbejë jo vetëm për procesin e rregullt mësimor, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve pas-shkollore, duke u ofruar nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre.
“Super shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, do të jetë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Me klasa të reja, sallë multifunksionale, hapësira të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, palestër dhe ambiente të tjera me kushte bashkëkohore, kjo shkollë po merr formën e një hapësire moderne që u jep nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre çdo ditë edhe në programet pas-shkollore”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale
Investimi në këtë institucion arsimor është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e infrastrukturës shkollore dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në kryeqytet.





