Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIShënohet viktima e parë nga Ebola në Kampala

Shënohet viktima e parë nga Ebola në Kampala

Ndërron jetë nga Ebola pacienti i shtruar në një spital në kryeqytetin e Ugandës. Ministria e Shëndetësisë së Ugandës ka bërë me dije se janë konfirmuar 54 raste me Ebola, ndërsa 20 persona janë shëruar, përfshi dhe 5 mjekë të spitalit. Personi që ndërroi jetë në Kampala u infektua pas një vizite që zhvilloi në një fshat. Dr Aceng tha se ekipet që e trajtuan atë ishin të vëmendshëm ndaj rreziqeve dhe e kishin mbrojtur veten, sepse pacienti mbërriti në spital kur ishte i sëmurë rëndë. Sakaq, janë identifikuar dhe po monitorohen 42 personat me të cilët ai mund të ketë rënë në kontakt. Ebola përhapet midis njerëzve nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe mjediset e kontaminuara. Funeralet mund të jenë një rrezik i veçantë nëse vajtuesit kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin. Dr Aceng shtoi se aktualisht nuk ka asnjë rast tjetër të konfirmuar me Ebola në Kampala, megjithëse qyteti dhe rrethet përreth konsiderohen me rrezik të lartë. Përhapja filloi në muajin shtator në rrethin Mubende, 80 km (50 milje) në perëndim të kryeqytetit. Një 24-vjeçar ishte vdekja e parë e njohur nga Ebola dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij gjithashtu vdiqën. Katër punonjës shëndetësorë kanë qenë gjithashtu në mesin e viktimave, duke përfshirë një mjek nga Tanzania.https://lajme.rtsh.al/artikull/shenohet-viktima-e-pare-nga-ebola-ne-kampala-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments