Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTShën Mëria e Kosinës, destinacion turistik 

Shën Mëria e Kosinës, destinacion turistik 

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Shën Mërisë, apo siç njihet ndryshe “fjetja e Hyjlindëses”. Bashkia Përmet, duke pasur prioritet trashëgiminë kulturore dhe turizmin kulturor, ka kujtuar me rastin e kësaj feste, një nga destinacionet më të rëndësishme të pelegrinazhit të ortodoksëve, kishën e Shën Mërisë së Kosinës. Shën Mëria e Kosinës, është një destinacion i rijetësuar, një thesar kulti dhe gjithashtu edhe itinerar turistik. E vendosur mbi një kodër, kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, 558-vjeçare, e cilësuar si kisha e dytë më e vjetër në Ballkan, sot ka pritur pelegrinët, që festojnë ditën e “Shën Mërisë së Kosinës”. Në vitin 2018 ka përfunduar restaurimi nga brenda dhe jashtë i kishës, një hap i ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone. Fshati Kosinë është pjesë e 100 fshatrave turistikë e një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, njoftoi se Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë u kremtua në të gjithë vendin, në kishat e Kryepiskopatës dhe në Mitropolitë. Kjo është një nga të kremtet më të ndjera e të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave e manastireve në vendin tonë dhe në gjithë botën ortodokse, kushtuar kësaj ngjarjeje. Në këtë festë ato kthehen në vende pelegrinazhi dhe veprimtarish të shumta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ