Sunday, June 16, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA: Shteti palestinez duhet të njihet përmes negociatave

SHBA: Shteti palestinez duhet të njihet përmes negociatave

Shteti palestinez duhet të njihet përmes negociatave, jo në mënyrë të njëanshme, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në lidhje me njoftimin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë për njohjen e shtetit palestinez. ”Presidenti është një mbështetës i një zgjidhjeje me dy shtete dhe ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij, por beson se një shtet palestinez duhet të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve dhe jo përmes njohjes së njëanshme”, shpjegoi Kirby. Norvegjia dhe dy vendet e BE-së, Irlanda dhe Spanja njoftuan sot se do të njihnin Palestinën si një shtet më vete. ”Hapi do të bëhet zyrtar më 28 maj”, njoftuan kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, kryeministri irlandez Simon Harris dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez. Të tre vendet shpresojnë se kjo do të japë një shtysë për të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete, në të cilën izraelitët dhe palestinezët do të jetojnë në paqe krah për krah në të ardhmen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments