Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA: Nevojë urgjente për të investuar në mbrojtjen e Ukrainës përpara dimrit

SHBA: Nevojë urgjente për të investuar në mbrojtjen e Ukrainës përpara dimrit

Ndërsa Ukraina pritet të përballet me një dimër tjetër lufte, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin u kërkoi homologëve të tij të “gërmojnë thellë dhe të dhurojnë” gjithçka që munden për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Duke folur të martën në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani, në një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës prej 50 anëtarësh, Austin u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të dhurojnë sa më shumë municione që të jetë e mundur për të mbrojtur qiejt e Ukrainës. “U bëj thirrje kolegëve të mi ministra që të shikojnë edhe një herë rezervat e tyre të municioneve 155 milimetra dhe sistemeve kryesore të mbrojtjes ajrore dhe interceptorëve për të siguruar që ne të gjithë të japim gjithçka që mundemi për të përgatitur Ukrainën për dimrin e ardhshëm”, tha Austin. Ai e quajti mbrojtjen e Ukrainës kundër luftës së Rusisë një betejë kundër kaosit dhe tiranisë. “Kjo nuk është vetëm një luftë për mbijetesën e një demokracie. Është gjithashtu lufta jonë për një botë ku autokratët nuk mund t’i rishkruajnë kufijtë vetëm me forcë”, tha Austin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ