Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA-ja ndalon sanksionet për Sirinë, zgjeron ndihmën humanitare për 180 ditë

SHBA-ja ndalon sanksionet për Sirinë, zgjeron ndihmën humanitare për 180 ditë

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një licensë gjashtëmujore për të lejuar partnerët humanitare të ndihmojnë në lehtësimin e tërmetit në Siri, që aktualisht ndalohej për shkak të sanksioneve ndaj vendit. “Ndërsa aleatët ndërkombëtarë dhe partnerët humanitarë mobilizohen për të ndihmuar të prekurit, dua të bëj të qartë se sanksionet e SHBA-së në Siri nuk do të pengojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit për popullin sirian”, tha zëvendës-sekretari i Thesarit Wally Adeyemo. Licensa zgjeron autorizimet humanitare, në mënyrë që këto organizata të ofrojnë ndihmë dhe të mund të fokusohen në atë që nevojitet më shumë: shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin”. Ministria e Jashtme e Sirisë e përshkroi sot vendimin si “mashtruese” dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i japin fund masave të njëanshme shtrënguese dhe të ndalojnë praktikat armiqësore dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve SANA, Ministria e Jashtme u bëri thirrje vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për të kërkuar heqjen e pakushtëzuar të bllokadës çnjerëzore, imorale dhe të paligjshme të vendosur ndaj popullit sirian. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ