SHBA-ja do të dislokojë aeroplanmbajtësen e saj me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut. Shefi i shtabit të Koresë së Jugut tha se aeroplanmbajtësja “USS Ronald Reagan”, e cila javën e kaluar u largua nga gadishulli pas stërvitjeve të përbashkëta detare të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, tani do të kthehet në Detin Lindor. Kjo erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) që fluturoi mbi Japoni të martën. Më parë, “USS Ronald Reagan” mbërriti në ujërat e Koresë së Jugut më 23 shtator për t’iu bashkuar stërvitjeve të kombinuara katër ditore nga forcat detare të Koresë së Jugut dhe SHBA-së që filluan më 26 shtator. Megjithatë, tensionet u rritën më tej në rajon pasi Koreja e Veriut gjuajti raketën balistike mbi Japoni dhe si përgjigje SHBA-ja dhe Koreja e Jugut hodhën gjithashtu katër raketa tokë-tokë në Detin Lindor gjatë stërvitjeve të përbashkëta.https://ata.gov.al/2022/10/05/seul-shba-dislokon-aeroplanmbajtesen-me-energji-berthamore-ne-ujerat-e-korese-se-jugut/
SHBA dislokon aeroplanmbajtësen me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on