Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së mund të dislokojë në të ardhmen deri në 3 000 rezervistë në Evropë. Në një urdhër të nënshkruar dje nga presidenti amerikan, Joe Biden, thuhet se ishte e nevojshme të përforcoheshin forcat aktive për zbatimin e operacionit ”Atlantic Resolve”. Ushtria amerikane nisi misionin pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, gjë që shkeli ligjin ndërkombëtar. Misioni synonte të forconte aleatët e NATO-s duke vendosur njësi të gatshme luftarake mbi një bazë rrotulluese në krahun lindor të NATO-s. Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) njoftoi pas urdhrit të presidentit se kjo nuk ndryshon fuqinë e trupave amerikane në Evropë. ”Nuk bëhet fjalë për forca shtesë”, u tha gazetarëve gjenerallejtnanti amerikan, Douglas Sims. ”Përkundrazi, rezervistët në të ardhmen mund të marrin përsipër detyra që më parë kryheshin nga ushtarë të një njësie aktive”, shtoi ai. Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë se rezervistët mund të shërbenin si një lehtësim pothuajse për ushtarët aktivë në Evropë. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha gjithashtu se përfundimisht do të varet nga komandanti i EUCOM për të vendosur se si të përdorë fuqitë e reja. Gjenerallejtënanti Sims tha se masa ilustron mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur të SHBA-së për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s në vazhdën e “luftës së paligjshme dhe të paprovokuar” të Rusisë kundër Ukrainës. Pas njoftimit, revista politike me qendër në SHBA, ”Politico” shkroi se masa tregon se sa kërkues është misioni stërvitor i ushtrisë amerikane në Evropë, si dhe vendosja e disa brigadave të reja pas pushtimit rus të Ukrainës, ndaj forcave aktive. Në një përfundim të ngjashëm doli edhe gazeta ”Washington Post”. atsh
SHBA dislokon 3 000 rezervistë në Evropë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on