Një tjetër studim, gjithashtu i publikuar nga projekti “Costs of War” në Watson School of International and Public Affairs të Universitetit Brown, thotë se SHBA-ja ka shpenzuar rreth 10 miliardë dollarë shtesë për ndihma dhe operacione sigurie në Lindjen e Mesme gjatë dy viteve të fundit.

Raportet bazohen kryesisht në materiale të hapura dhe ofrojnë një pasqyrë të hollësishme të ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin dhe të kostove të përfshirjes direkte ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar menjëherë mbi shumën e ndihmës ushtarake të dhënë Izraelit që nga tetori 2023, ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka referuar pyetjet te Pentagoni, i cili mbikëqyr vetëm një pjesë të ndihmës.

Raportet u publikuan ndërkohë që ish-presidenti Donald Trump kërkon dhënien  fund të luftës në Gaza.

Zyrtarët izraelitë dhe ata të Hamasit filluan këtë javë bisedime indirekte në Egjipt, pasi Hamas pranoi disa elementë të planit amerikan që edhe Izraeli tha se e mbështeste.